Sun, Dec 1, 2024

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla

  • PublishedSeptember 16, 2023

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, njoftoi të shtunën më 16 shtator përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të drejtuesve kryesorë të Bashkisë së Bulqizës, përfshirë ish- kryetarin socialist Lefter Alla, të cilët akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

“Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretisht shtetasit Lefter Alla, , , Arsen Gjoka, , , dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri–tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin , i cili është përfituesi ‘de jure’ i tenderit dhe të hetuarin , i cili është përfitues ‘de facto’ në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte…,” tha SPAK në njoftimin për shtyp.

Prokuroria konstaton se kjo procedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë ndërmarrë veprime aktive të kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk I përmbushte të gjitha kriteret.

Sipas SPAK, megjithëse fitues është shpallur Rafim Daci, punimet janë kryer nga Aqif Konesha që nuk është shpallur fitues, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore dhe se kjo është bërë me qëllim që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e këtij të fundit me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Aqif Konesha rezulton me lidhje të afërta me kryebashkiakun Lefter Alla.

Po ashtu, prokuroria thtoë se është provuar se nga subjekti i shpallur fitues janë kryer pagesa në favor të anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik, të hetuarit .

Ndërsa administratorët e dy kompanive të përfshira, Rasim Daci dhe Aqif Konesha, si dhe mbikqyrsja e punimeve, Ana Nishku dhe drejtuesi teknik i punimeve, akuzohen se kanë përpiluar dokumente të falsifikuara gjatë zbatimit të kontratës duke pasqyruar faktin e rremë se punimet janë kryer nga firma fituese e procedurës së prokurimit.

 

Të pandehurit:

Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”.

Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Rasim Daci, akuzuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni aktiv i personit që ushtron funksione publike”.

Aqif Konesha, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë.

Ana Nishku, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë.

Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të leshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë.

Kastriot Ibrahimaj, akuzuar për veprën penale “Falsifikimi I vulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.