Vrau gruan me shkop/ “Leonidha më tha është rrëzuar”, flet gruaja që iu shërbente të moshuarve në Përmet: Shkoja se më vinte keq. Pashë gjak dhe…
Flet gruaja që iu shërbente të moshuarve në Përmet. Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Pëllumbarë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me shkop gruan e tij Afrovitin, ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 gruaja që iu shërbente dhe ndihmonte të moshuarit. Ajo ka treguar se nuk paguhej, por vinte pranë tyre pasi i vinte keq dhe iu çonte qumësht apo ushqime.
Gruaja rrëfeu se ishte njoftuar nga vetë Leonidha për Afrovitin, por se ai i kishte thënë se 80-vjeçarja ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. Më pas kishte telefonuar infermieren e fshatit, e cila nga ana e saj kishte njoftuar policinë.
“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kisha gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë.
Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm.
Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Iu thosha hajde të hamë bukë dhe ai i tha ‘Afroviti hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë.
Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes.
Ndërkohë i moshuari ndodhet në spital pas arrestimit pasi ka shfaqur probleme me zemrën.