Fri, Nov 29, 2024

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Kujtim Luli

  • PublishedSeptember 18, 2023

dëgjoi të hënën për disa orë kundërshtimet e prokurorit ndaj ankimit të Komisionerit Publik që kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Prokurori Luli foli gjatë në seancë, por kryesisht me intonacion të ulët dhe nuk u dëgjua qartë. Megjithatë gjatë seancës ai këmbënguli se pretendimet e Komisionerit Publik nuk qëndronin. Ai vuri në dukje se kishte bërë deklarime të detajuara dhe transparente të pasurisë, ndërsa pranoi paskatësi në deklarimet e cashit që siç tha ai kishin ardhur “për shkak të paqartësive” mbi mënyrën e përpilimit të deklarimit në vite.

Luli kundërshtoi qëndrimet e Komisionerit sa i përket pagesave për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, përfitimin e një kredie të butë, deklarimin e cashit dhe pamjaftushëmrinë e financave për disa shpenzime. Gjatë fjalës së tij ai këmbënguli se kishte dokumentuar të ardhurat e ligjshme.

Pasi dëgjoi palët dhe pranoi prova të reja të sjella nga Luli në seancë trupa e kryesuar nga , me anëtare Albana Shtyllën, Sokol Çobon, Rezarta Schuetz dhe Ina Ramën, vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësore dhe i ftoi palët të përgatisnin konkluzionet përfundimtare.

Kujtim Luli u konfirmua me shumicë votash në 3 dhjetor 2020. Trupa e KPK, e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtare Xhesila Pine u nda në qëndrime. Komici dhe Bekteshi votuan për konfirmimin e Lulit, ndërsa Pine në pakicë arsyetoi se Luli duhej të ishte shkarkuar. Vendimi i KPK u ankua nga Komisioneri në shkurt 2021. Në ankim Ballhysa është fokusuar në kriterin e pasurisë.

Në një seancë të mëparshme KPA rrëzoi një kërkesë të Lulit për të rrëzuar procedurialisht ankimin dhe përjashtuar Ballhysën nga procesi. Seanca për konkluziuonet u caktua në 26 shtator ora 10.00.