Fri, Nov 29, 2024

Tirana si model i “Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022”, Dafina Peci: Një Inspirim Ndërkombëtar në Panairin e Izmirit”

  • PublishedSeptember 18, 2023

Tirana ndau skenën me qytetet e Izmirit, Lvivit dhe Beogradit për të treguar më shumë mbi eksperiencën e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, përgjatë Panelit dedikuar Rinisë në Panairin e 92të Ndërkombëtar të Izmirit

Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, znj. Dafina Peci, theksoi rëndësinë e këtij titulli dhe programit “TiranaEYC2022” në zhvillimin e qytetit. Ajo shtoi se ky sukses është pasojë e angazhimit të të rinjve.
“Zhvillimit që titulli dhe makro-programi “TiranaEYC2022” la pas janë meritë e të gjithë atyre që iu bashkuan rrugëtimit tonë. Angazhimi ynë ka qenë terësisht i dedikuar ndaj përfshirjes së të rinjve në bashkë-dizajnim dhe bashkë-menaxhim të programit,” theksoi në fjalën e saj në panel Drejtoresha Ekzekutive e KRK znj. Dafina Peci.

Roli i të rinjve në politikën dhe vendimmarrjen lokale është vlerësuar si vendimtar për të siguruar që qyteti i Tiranës të ketë një të ardhme sa më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Në këtë kontekst, në këtë Panair u inkurajuan nisma të përbashkëta me qytetet e tjera, duke përfshirë Izmirin, për të zhvilluar politika rinore që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të tyre.

AlbaniaWeb.net