Thu, Nov 28, 2024

Dasmë në fshehtësi? Dj Dagz tregon planet e kurorëzimit me Einxhel

  • PublishedSeptember 19, 2023

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë, pas romancës së tyre në Big Brother Vip 1.

Së fundmi pas lindjes së djalit të tyre, Trev, dyshja kanë nisur jetesën së bashku në Kosovës, ku Einxhel është shpërngulur përgjithmonë.

Por të shumta kanë qenë pikëpyetjet nëse dyshja mund të jenë martuar në fshehtësi, por mesa duket Dj Dagz i ka dhënë fund këtyre aludimeve. Dj Dagz ka treguar se ai dhe Einxhel nuk kanë bërë asnjë ceremoni martese në fshehtësi, por dëshirojnë që të kurorëzojnë lidhjen e tyre ne të ardhmen

“Nuk jemi martuar në fshehtësi sepse nuk besoj as që mund ta bëj në fshehtësi, çdo detaj del në media. Dasmën se kam shumë qejf, nuk jam tip dasmë. Por Einxhel e ka shumë qejf dhe nëse ajo e dëshiron patjetër. Nuk është se nuk e kemi menduar, por duke qenë se Trevi ka ardhur në jetë 8 muaj më parë, duam që edhe ai të jetë pak më i madh e të jetë një dasmë që ta kemi përjetë.

Kemi 1 muaj që jemi zhvendosur për të jetuar në Kosovë, ajo po punon përmes telefonit. Unë kam qejf që të punojë në Kosovë, sepse dua ta kem afër. Puna na ka sjellë të jetojmë në Kosovë”, ka treguar ai.