Vlahovic bën për vete “Zonjën e Vjetër”. Juve e ka me nxitim, i ofron serbit një kontratë të re
Juve po kalon një moment të mirë këtë fillim sezoni, kjo fal edhe dyshes Vlahovic-Chiesa, për Allegrin mund të konsiderohen si dy blerja duke iu referuar faktit që një vit më parë të dy lojtarët ishin jashtë forme dhe në pjesën më të madhe në infermieri. Vlahovic ishte një nga lojtarët më të lakuar në merkaton e verës, ku u fol shpesh për një largim të mundshëm nga Torino, por drejtori i ri sportiv Cristiano Giuntoli theksoi në më shumë se një herë se Vlahovic nuk largohet pa 70 milionë euro, çdo ofertë poshtë kësaj shume nuk do merrej fare në konsideratë. Situata ka ndryshuar shumë këtë sezon, Vlahovic jo vetëm është rikthyer në formë por tashmë drejtuesit e klubit po nxitojnë për t’i ofruar një kontratë të re.
Sipas La Stampa, agjenti i Vlahovic është takuar me Giuntolin të shtunën e shkuar, ku sigurisht temë diskutimi ishte rinovimi i kontratës. Ideja e Juve është t’i ofrojnë një kontratë të re Vlahovic që shkon përtej vitin 2026, të paktën ta rinovojë edhe me një tjetër vit. Sigurisht, në kontratë e re do të preket edhe pagua e tij aktuale prej 7 milionë euro në sezon.
()