“Vëllezërit LuPa”, dyshja Lukaku-Dybala ndezin Romën, tifozët ëndërrojnë për gjëra të mëdha
Në Romë, tifozët prisnin me padurim për të parë në fushë dyshen Lukaku-Dybala. Në fakt, pritja ia vlejti pasi ekipi i Jose Mourinho-s dhuroi një paraqitje fantastike përballë Empolit, një fitore e thellë 7-0 ku protagonistë kryesorë ishin dyshja Lukaku-Dybala. 3 nga 7 golat e Romës mbanin firmën e tyre. Tifozët tani shpresojnë që kjo dyshe t’i udhëheq edhe në Europa League.
“Il Romanista”, një media pranë klubit të Romës ka pagëzuar këtë dyshe: “Vëllezërit LuPa”, ishte titulli kryesor këtë të martë.
()