Vizita zyrtare në New York, Rama takohet me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama zbardh diskutimet
Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një vizite në New York është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.
Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se në fokus të bisedës mes tyre ishte finalizimi i paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA.
“New York – Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.