Fri, Nov 29, 2024

Empoli i shqiptarëve zyrtarizon trajnerin e ri, tekniku rikthehet për herë të 3-të në pankinë

  • PublishedSeptember 19, 2023

Aurelio Andreazzoli është trajneri më i ri i Empolit dhe do të zëvendësojë Paolo Zanettin, i cili u shkarkua pas humbjes 7-0 të skuadrës kundër Romës të dielën në mbrëmje. Ajo e trajnerit të lindur më 5 nëntor 1953 do të jetë në fakt aventura e tretë në stolin e klubit blu dhe atij do t’i duhet të përpiqet që të kthejë grupin në shinat e duhura, duke qenë se fillimi i kampionatit ishte mjaft i keq, me katër humbje në katër javët e para të Serisë A.

Hera e parë që Presidenti Fabrizio Corsi e thirri Andreazzolin në Toskanë daton në dhjetor 2017, kur ai zëvendësoi Vincenzo Vivarini në Serinë B. Në 23 javët që kishte në dispozicion, tekniku Andreazzoli nuk u mund asnjëherë, duke grumbulluar 16 fitore dhe 7 barazime, çka bënë që Empoli të përfundonte kampionatin në vendin e parë, e si pasojë ngjitjen në Serinë A. Megjithatë, në sezonin pasardhës gjërat nuk shkuan mirë, duke qenë se aventura te Empoli i zgjati vetëm 22 javë, me gjashtë fitore, katër barazime dhe dymbëdhjetë humbje. Në fund të vitit, skuadra nuk mbijetoi dot.

Në verën e vitit 2021, i njëjti president Fabrizio Corsi vendosi të fokusohej sërish te Aurelio Andreazzoli, duke i besuar atij stolin dhe këtë herë trajneri qëndroi në pankinë për të gjithë sezonin, duke përfunduar në vendin e 14-të. Në atë periudhë, ekipi arriti 10 fitore, 11 barazime dhe plot 17 humbje. Më pas lamtumira ishte konsensuale, me palët që tashmë e kanë parë të arsyeshme të rikthehen përsëri së bashku. Te Empoli luajnë futbollistë shqiptarë si Ardjan Ismaili apo edhe Etrit Berisha. JS

()

AlbaniaWeb.net