Fri, Nov 29, 2024

“Seks pas moshës 60 vjeç”/ Habit Zhaklin Lekatari, çfarë thotë

  • PublishedSeptember 19, 2023

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, me moderatore Androniki Kolka, ishte gazetarja e njohur kontroverse Zhaklin Lekatari. Ajo foli për seksin pas moshës 60 vjeç, një temë që konsiderohet ende tabu në vendin tonë.

”Në fakt mendohet se marrëdhënie seksuale bëjnë vetëm të rinjtë, por kjo është gabim…në moshën mbi 60 vjeç, mbase bëhet më shumë” e nis kështu bisedën gazetarja që administron dhe faqen Tabu.al.

“Kultura të ndryshme kanë përjetime dhe diskutime të ndryshme për seksin, psh. në vendin tonë një femër mbi 40 vjeç siç jam unë, duhet të ishte me kohë e “dalë nga tregu” për pjesën e intimitetit, por në fakt nuk është kështu pasi seksualiteti dhe dëshirat seksuale nuk lidhen me moshën” vazhdoi më pas ajo.

”Seksi duhet të konsiderohet si ushqimi i përditshëm, pra nevojë fiziologjike pa të cilën nuk bëjmë dot dhe sigurisht që kjo nuk ka moshë, pasi ne nuk ushqehemi më pak se u plakëm” theksoi në studio Zhaklin.

Sipas studimeve të fundit, rezulton se seksi është ende i rëndësishëm edhe kur jeni mbi 60 vjeç, gjë që më parë, hamendësohej se ishte e rëndësishme vetëm për të rinjtë…Statistikat nga Institutet shkencore në SHBA kanë zbuluar se 40% e njerëzve të moshës 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive dhe se 84% e meshkujve dhe 69% e grave të kësaj moshe besojnë se seksi është i rëndësishëm për një marrëdhënie, duke shtuar se kënaqësia seksuale dhe interesi ndryshojnë ndërmjet gjinive, pasi rritet mosha. Në hulumtimin shkencor tregohet se gjysma e meshkujve të moshës 65-80 vjeç thanë se ishin shumë të interesuar për seksin, kundrejt 12% të grave në të njëjtën periudhë moshe.

Në fund të intervistës Zhaklin Lekatari tha se duhet që e gjithë shoqëria jonë të emancipohet në shumë drejtime dhe se duhet kulturë dhe mendje e hapur për të diskutuar tema të tilla që konsiderohen ende tabu për vendin tonë.