Informatizimi, 30% e punonjësve përdorin kompjuterin si mjet kryesor të punës
Përdorimi i teknologjisë në bizneset shqiptare po përparon ngadalë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar, vetëm 20% e të punësuarve kanë kompjuterin mjetin kryesor të punës. Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023, përfaqësojnë 99,1% të ndërmarrjeve, nga 98,7% që rezultuan në vitin 2022.
Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 28,4%, nga 26,3% që rezultoi në vitin 2022. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 29,9% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,2% që rezultuan në vitin 2022.
Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 72,3%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 56,3%. Në vitin 2023, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 31,6% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.
Në vitin 2023, 99,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,0% që rezultuan në vitin 2022.
Përqindja e ndërmarrjeve që kanë pasur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 83,5% nga 63,0% që ishte në vitin 2022, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 36,7%.
Në vitin 2023, 14,8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30,7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25,7%.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube, Tëiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 80,5% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 77,5% që rezultoi në vitin 2022.
Në vitin 2023, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 22,9% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet.
Në vitin 2023, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 38,8% e ndërmarrjeve.
Aplikimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) i cili ndihmon lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj është përdorur nga 25,2% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2023.
\Monitor