Gastriti Nervoz dhe Djegia e Stomakut – Si Ndikon Stresi dhe Çfarë Duhet të Bëni
Të hash pa vetëdije, të mbyllesh në vete, të tentosh të kontrollosh gjithçka, këto janë disa nga sjelljet të cilat sinjalizojnë një fillimet e gastritit nervoz dhe refluksit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga proceset që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e shëndetit është pikërisht tretja.
Tretja e mirë do të thotë të ndihesh i ngopur dhe i qetë, dhe jo vetëm sepse tretja prodhon disa substanca të cilat organizmi ka nevojë.
Të ndihesh i ngopur është të shijosh kënaqësinë që të fal ushqimi por dhe momentet ku mund të jesh i qetë totalisht.
Prandaj nëse ndodh e kundërta, pra një tretje jo e mirë, fillon inflamacioni i mukozës së stomakut si dhe acidi i tij ngjitet në ezofag, duke shkaktuar një dhimbje fizike dhe djegie.
Të kesh probleme me tretjen kronike të krijon një shqetësim të përhershëm.
E njëjta vëmendje i kushtohet dhe sinjaleve që paralajmërojnë fillimin e një krize të stomakut.
Duke qenë gjithmonë stres për shenjën më të vogël për një shqetësim, e mban trupin në një nivel tensioni.
Diçka e tillë rezulton në nxitjen e ankthit dhe të panikut, dhe krizat që shkakton gastriti nuk mbeten shumë pas.
Kura për gastritin nervoz: tentoni të mos kontrolloni gjithçka
Një ushqyerje e mirë me të gjitha vlerat është gjithmonë e rëndësishme, por një pjesë të madhe zë dhe stresi.
Stresi lidhet jo vetëm me përzgjedhjen e një ushqimi të mirë, apo me problemet me tretjen, po edhe me çdo situatë që hasemi.
Një nga këshillat e ekspertëve, tek të cilët bazohet edhe AgroWeb.org, është se nuk duhet të përpiqemi të kontrollojmë çdo aspekt të jetës.
Personat e predispozuar të kenë probleme me sistemin tretës, janë ata që duan t’i paraprijnë çdo situate dhe ta kenë në kontroll.
Problemet me sistemin tretës, si gastriti, kërkojnë një qetësi psikologjike, ose të paktën të mos shtojnë presione të brëndshme.
Lexoni këtu për ushqimet më të mira për gastritin.
Aktiviteti fizik çliron stresin dhe mendimet negative
Gastriti dhe refluksi krijohen si pasojë e tensionit e stresit të tepërt.
Për të shmangur këtë situatë duhet një aktivitet fizik i cili lejon trupin të shkarkojë tensionet e akumuluara gjatë ditës.
E ecura me ritmin e zakonshëm, gjimnastika, gjithçka që përfshin lëvizjen e muskujve, është e rekomandueshme.
Të gjitha këto aktivitete arrijnë të zhvendosin vëmendjen e trurit tek funksionimi i muskujve dhe lëvizja e gjymtyrëve dhe jo tek situata që kanë krijuar stres.
Emocionet që krijojnë refluksin dhe gastritin nervoz
Inati dhe ankthi janë dy emocionet që i japin nxitje gastritit nervoz dhe refluksit.
Kur përjetojmë momente ankthi frymëmarrja fillon dhe ngadalësohet, dhe kështu oksigjeni është ai që përfundon dhe në stomak.
Është e njëjta dukuri kur hamë ushqimin shpejt, dhe bashkë me të kalojmë dhe ajër.
Stomaku fryhet, gjë që shkakton prodhimin më të lartë të acidit, duke menduar se sasia e ajrit është ushqim.
Kjo gjë çon në inflamacion të mukozës së brendshme të stomakut dhe krijon probleme. /AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.