Sat, Sep 21, 2024

Asllani nuk bind si titullar, nota 5, por Inzaghi i del në krah: Ishte e vështirë

  • PublishedSeptember 21, 2023

Më në fund, Simone Inzaghi u dorëzua, aktivizoi për herë të parë si titullar Kristjan Asllanin këtë sezon, por paraqitja e mesfushorit kuqezi nuk ishte ideale, praktikisht si gjithë pjesa tjetër e ekipit. Asllani kishte një detyre jo të lehtë, të zëvendësonte trurin e këtij ekipi, Hakan Calhanoglu, por paraqitja e tij u kushtëzua shumë teksa u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 12-të. Asllani qëndroi në fushë deri në minutën e 55-të, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 5, vetëm Arnautovic kishte notë më të ulët. Pavarësisht këtij fakti, Simone Inzaghi nuk hedh poshtë Asllanin:

Nota
Nota

“Të gjithë mund të bënim diçka më shumë, nga unë i pari. E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një rivali me vlera. U treguam të zotë që qëndruam në lojë, në fund edhe mund ta fitonim këtë sfidë. Ndryshimet në formacion? Më pas është gjithnjë e lehtë të flasësh, do të doja të kisha bërë ndonjë ndryshim më shumë pasi djemtë kanë luajtur shumë këtë periudhë, kanë qenë të angazhuar edhe me ekipet përfaqësuese. Kam në dispozicion një grup me cilësi, duhet t’i shfrytëzojë, kush u fut në fushë bëri mirë”, u shpreh Inzaghi.

()

AlbaniaWeb.net