Sat, Nov 30, 2024

Gjykata e Posaçme tërhiqet për të marrë vendim për incineratorin e Elbasanit

  • PublishedSeptember 21, 2023

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbylli të enjten më 21 shtator shqyrtimin gjyqësor për aferën korruptive në incineratorin e Tiranës, pasi paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe mbrojtja e shoqërisë sh.p.k., që figuron në pronësi të të pandehurës Stela Gugallia, por që prokuroria konsideron se pronar de facto parnterin e saj, Mirel Mërtirin. Përfaqësuesi ligjor i kësaj shoqërie e cilësoi akuzën si kolektive dhe pretendoi se kompania që ai mbron nuk duhej të ishte mes të pandehurve.

Ai argumentoi se investimet e planifikuara ishin kryer e tejkaluar dhe për rrjedhojë nuk kishte hapësira për të konstatuar korrupsion. Po ashtu, deklaroi se paratë e investuara rridhnin nga kredi dhe buxheti i shtetit, e për rrjedhojë nuk mund të hetohej për pastrim parash, pasi burimet financiare që kishin shërbyer për investime në incineratorin e Elbasanit ishin të ligjshme.

Tjetër pretendim ishte se çështja e ngritur ndaj Albtek Energy sh.p.k. është gjë e gjykuar, pasi është hetuar e gjykuar në vitin 2017 në Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit, që kanë  konkluduar me pushim të procedimit.

Pasa paraqitjes së konkluzionve përfundimtare nga mbrojtja e shoqërisë Albtek Energy sh.p.k., avokati mbrojtës i Lefter Kokës paraqiti si prova akte lidhur me gjendjen shëndetësore të të përfaqësuarit prej tij, që u pranuan nga gjykata.

Në vijim kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe tërheqjen për vendimarrje që do të shpallet më datë 5 tetor, në orën 13:00.

Edhe të pandehurit e tjerë, mes tyre ish-Ministri i Mjedisit , ish-deputeti socialist , si dhe biznesemnët Mirel Mërtiri, Stela Gugallia dhe , kanë kundërshtuar akuzat dhe kanë kërkuar pafajësi.

Skandali i ëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Më 12 maj, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti diskutimet përfundimtare për incineratorin e Elbasanit dhe kërkoi 39 vjet burg për të gjithë të pandehurit. Po ashtu, u kërkua konfiskimi i dy shoqërive të incineratorëve, si dhe pasuritë e të pandehurve.