Mon, Sep 23, 2024

“Nuk firmos për barazim”, Di Biagio: Derbi ndaj Partizanit, më i thjeshti për t’u përgatitur

  • PublishedSeptember 21, 2023

Dinamo rikthehet shpejt të luajë një tjetër të kryeqytetit. Në javën e parë blutë u përballën denjësisht ndaj Tiranës, por e humbën në fund. Tani vjen sfida ndaj Partizanit, ku koeficienti i vështirësisë është i njëjtë.

Për stafin dhe drejtuesit e Dinamos është më e lehtë të përgatitësh një derbi nga ana psikologjike. Këtë e pohoi edhe trajneri Di Biagio, teksa deklaoi: “Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur nga ana mentale, pasi futbollistët janë më të karikuar. Renditja e Dinamos me lojërat që kemi bërë të gënjen, por ky është futbolli.

Kemi luajtur mirë me Tiranën dhe kemi humbur, kemi luajtur jo mirë ndaj Kukësit dhe kemi fituar. Pra, futbolli i tillë është, por tashmë duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë” – theksoi fillimisht trajneri i mirënjohur italian.

Kur Di Biagio pyetet nëse do të ishte i kënaqur me një barazim, duke qenë se luajnë ndaj kampionëve në fuqi, ai përgjigjet: “Në jetën time nuk firmos kurrë për një barazim, edhe kur luaja me kombëtaren italiane ndaj kundërshtarëve shumë të fortë si Brazili, gjithnjë doja fitoren.

Kështu, megjithë respektin për rivalin, që është edhe kampioni i Shqipërisë, Dinamo hyn në çdo ndeshje për të fituar. Kjo është ajo që u përcjellim edhe futbollistëve, të kërkojnë deri në fund të çdo ndeshje të marrin maksimumin” – tha ndër të tjera Di Biagio, i cili ka siguruar vetëm 3 pikë në 4 javë në krye të Dinamos.

()

AlbaniaWeb.net