Mon, Sep 23, 2024

Jovic me fjalë të mëdha: Zgjodha Milanin mes shumë ofertash të ndryshme, besimin do e shpërblej me gola

  • PublishedSeptember 21, 2023

Pas eksperiencave në skuadra të ndryshme, Luka Jovic zgjodhi të transferohet te Milani. Edhe pse konkurrenca është e madhe në sulmin kuqezi, lojtari serb është gati për aventurën e tij të re. Në prezantimin e tij, Jovic u shpreh se ka refuzuar disa ekipe për t’u bashkuar me këtë grup.

“Kam punuar shumë për të ardhur këtu. Jam i lumtur dhe i nderuar që bashkohem me Milanin, prej fëmijërisë jam një tifoz i kuqezinjve ashtu si babai im. Milan më ka kërkuar edhe tre vite më parë kur luaja për Real Madrid.

Kam refuzuar shumë oferta për të veshur këtë fanellë, po prisja deri në momentin e fundit. Në të kaluarën kam folur me Maldinin dhe ia bëra të qartë se objektivi im ishte që një ditë të luaja për Milanin, tani tani më në fund ia dola.

Reali? Ajo eksperiencë nuk shkoi siç unë doja dhe siç e kisha menduar. Por, tani dua të mos gaboj sërish, Pioli është një trajner i madh dhe më ka siguruar se ka besim tek unë. Shpresoj që këtë besim t’ia shpërblej me gola”, – tha ai. JS

()

AlbaniaWeb.net