Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një person, policia rrethon zonën. Foto e viktimës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza.
Raportohet se viktima ishte 33-vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së tij.
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.