VIDEO/ Një gol vendos ndeshjen në Conference League, Ballkani bie ndaj Victoria Plzen
Kosova bën paraqitje dinjitoze në Çeki, por del pa pikë nga “Doosan Arena”, pasi u mund 1-0 nga Victoria Plzen (Ndeshja e parë e grupeve / Conference League). Tentativa e parë e takimit nga çekët erdhi në minutën e 6-të, por goditja e Cadu ishte e thjeshtë për t’u pritur nga portieri Enea Koliçi. Pas gjysmë ore loje, vendasit ngacmuan sërish portën e ekipit nga Suhareka. Ishte Hranac që provoi nga distanca, e menjëhershme përgjigja e Koliçit, që devijoi topin në goditje nga këndi.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u shfaq 2-3 herë e rrezikshme në zonën çeke, me anë të kundërsulmeve, pa mundur dot të vendosnin në provë “gardianin” Jindrich Stanek. Ndryshe nga Fair-Play i pjesës së parë, ku asnjë karton i verdhë nuk doli nga xhepi i arbitrit polak Sylwestrzak, në 45 minutat e dyta loja ishte mjaft agresive.
Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Koubek fiton penallti pas rrëzimit në zonë të Rafiu Durosinmi, VAR e anuloi. Sa më shumë kalonte koha, Plzen sa vinte dhe shfaqte nervat në fushë. Kalvach zhbllokoi takimin në minutën e 73-të, i ndihmuar edhe nga një devijim. Në fundin e sfidës, Ballkani dha shkëndijën e parë me Gripshin, pa rezultat. Ndeshja tjetër e skuadrës nga Kosova është në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit. Në sfidën tjetër të grupit në Conference League, Dinamo Zagreb kaloi 5-1 Astanën.
Në Europa League, Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-0 ndaj Rakow, ndërsa Ajax-Marseille përfundoi 3-3! JS
Rezultatet, Conference League:
VIDEO NGA NDESHJA:
()