Thu, Nov 28, 2024

Varshava i përulet Muçit, “dopieta” e tij tërbon Emery dhe heroin e Argjentinës. Më i miri në fushë, e vlerëson edhe UEFA: Zjarr

  • PublishedSeptember 22, 2023

3 goditje në kuadrat 2 gola. Varshava përulet përpara Ernset Muçit, është ai heroi i ekipit polak në sfidën kundër Aston Villa-s. Ylli kuqezi zhvilloi një ndeshje të “çmendur” përballë anglezëve, vuri në jetë atë që shumë pak veta e imagjinonin, i dhuroi Legia-s një trepikësh të artë në sfidën e parë në fazën e grupeve në Conference League. Talenti shqiptar zbriti në fushë si titullar në një stadium që dukej si një xhungël, me tifozët që krijuan një atmosferë fantastike.

Sfida nisi “zjarr” me Legia-n që kaloi në avantazh që në minutën e 3-të ndërsa miqtë iu përgjigjën tre minuta më pas duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutën e 26-të, Muçi u shërbye në mënyrë perfekte në zonë ndërsa me gjakftohtësi dhe me shumë klas dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer polakët në avantazh. Spektakli nuk kishte fund pasi në të 38-të, Aston Villa barazoi shifrat në 2-2. Me fillimin e pjesës së dytë, me një aksion personal, Muçi kaloi këdo që i doli përpara duke mposhtur për herë të dytë kampionin e botë, Emiliano Martinez.

“Dopieta” e Muçit rezultoi përcaktuese ndërsa i gjithë stadiumi brohoriti në korr emrin e tij, gjatë momentin kur u largua nga fusha në minutën e 72-të Në fund të sfidës, Muçi rezultoi njeri i ndeshjes, lojtari më notën më të lartë, 8,5.

“Është një ndjesi fantastike të nisësh fazën e grupeve me një fitore kundër një ekipi që vjen nga një kampion kaq i mirë. Jam i lumtur që isha titullar, por mbi të gjitha për faktin që ndihmova ekipin”, u shpreh Muçi pas ndeshjes.

Muci
Muci

Paraqitja e tij fantastike tërhoqi vëmendjen e fazës zyrtare të UEFA-s ndërsa tifozët e Legia-s shprehën edhe një herë vlerësimin e madh që kanë për talentin shqiptar.

()

AlbaniaWeb.net