Fri, Nov 29, 2024

Qeveria “asist” FSHF-së, ndryshon ligji për shtetësinë, iu hapet rruga talenteve shqiptarë

  • PublishedSeptember 22, 2023

Fanella kuqezi është kthyer në një “brend”, të shumtë janë lojtarët me origjinë shqiptare kudo në botë që dëshirojnë të përfaqësojnë kombin e të parëve të tyre. Vitet e fundit, Federata Shqiptare ka nisur një projekt në shkallë të gjerë duke gjurmuar talentet kuqezi, por në mënyrë të çuditshme kanë hapur jo pak vështirësi për të pajisur me pasaportë lojtarët nën 18 vjeç që kanë shprehur vullnetin e tyre për të përfaqësuar Shqipërinë. Ky problem me sa duket ka marrë zgjidhje së fundmi pasi kryeministri Rama me anë të një statusi ka njoftuar se:

Rama
Rama

“Me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, lexohet në postimin e kryeministrit Rama.

()

AlbaniaWeb.net