Thu, Nov 28, 2024

Parkuan brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”, gjoba 5 shoferëve

  • PublishedSeptember 22, 2023

TIRANË

Shkelën perimetrin e sigurisë, duke parkuar automjetet në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”, ndëshkohen me masë administrative 5 drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të hartuar për paketën e sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Gjatë kontrolleve, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 5 automjete të parkuara brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”. Secili prej drejtuesve të automjeteve, është ndëshkuar me masë administrative, në bazë të Kodit Rrugor.

DVP Tiranë apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë në shkolla, pasi në çdo rast konstatimi të shkeljeve të ndryshme do të përballen me përgjegjësitë ligjore.

AlbaniaWeb.net