Nëse Pini Tre Kafe në Ditë – Çfarë i Ndodh Organizmit
Kafeja dhe kafeina është një pikë e nxehtë në debatet shkencore mbi shëndetin e zemrës.
Një dokument i publikuar së fundmi nga Shoqata Amerikane e Kardiologjisë, të cilit i referohet AgroWeb.org ka konfirmuar se pirja e tre filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun sëmundjeve të zemrës.
Sipas tij, kafeina arrin të neutralizojë reagimin e një lënde kimike që shkakton aritmi kardiake.
Por kujdes! Nuk bëhet fjalë për të sëmurët me tension të lartë apo që vuajnë nga sëmundje të zemrës.
Kjo kategori njerëzish duhet gjithmonë të ketë kujdes me kafen, sipas këshillës së mjekut.
Debati i Vazhdueshëm Për Rolin e Kafesë Tek Shëndeti i Zemrës
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org konfirmon se njeriu mund të pijë 3 filxhanë kafe në ditë pa dëmtuar shëndetin.
Sipas studiuesve, kafeina bllokon një molekulë të veçantë që nxit çrregullimet në rrahjet e zemrës që eventualisht shkaktojnë kolapsin e saj.
Aritmia e zemrës është një problem që prek miliona njerëz në botë.
Kjo sëmundje e detyron zemrën të rrahë shumë fort, ngadalë ose në mënyrë të çrregullit.
Ajo vështirëson furnizimin me gjak të barkusheve të zemrës dhe bllokimin e mushkërive.
Kardiologët shpjegojnë se një filxhan i vetëm me kafe përmban 95 mg kafeinë dhe stimulon sistemin nervor.
Në bazë të eksperimenteve të tyre, konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk ashpërson aritminë dhe as nuk rrit rrahjet e zemrës.
Kafe Apo Pije Energjike
Studimi nuk ndez aspak dritën jeshile për pirjen e një pije energjike për të plotësuar nevojat për stimulantë.
Pijet energjike janë pa kurrëfarë dyshimi të dëmshme për zemrën.
Një pije energjike përmban nga 160 deri në 500 mg kafeinë të përqendruar.
Studimet kanë konfirmuar se njerëzit që pijnë një ose më shumë pije energjike në ditë përjetojnë rrahje të çrregullta të zemrës brenda 24 orëve./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.