Sat, Nov 30, 2024

Pochettino jep lajmin e shumëpritur për Armando Brojën: Por mos prisni që të shënojë që në prekjen e parë

  • PublishedSeptember 23, 2023

Armando Broja mund të kthehet në fushën e lojës me Çelsin këtë fundjavë me Aston Vilën në Premier Ligë. Lajmin e shumëpritur për tifozët shqiptarë, e ka dhënë vetë trajneri i bluve, Mauricio Poçetino. Ky i fundit, në konferencën e sotme për shtyp, ka folur rreth lojtarëve që kthehen, duke u ndalur te sulmuesi shqiptar.

Ai ka bërë të qartë se nuk është i sigurt gjithsesi përfshirja e lojtarit, por ka paralajmëruar njëkohësisht që të mos priteshin mrekulli pasi kthimi padyshim do të ishte gradual.

“Ndoshta Armando Broja do të përfshihet, ndoshta që të dielën. Nuk jam i sigurt, do të na duhet ta kontrollojmë nesër.

Ai mund të përfshihet në skuadër në fundjavë, por do të bëhen tetë apo nëntë muaj që ka qenë jashtë, ndaj nuk duhet të vendosim përgjegjësi mbi të.

Duhet të jetë një përpjekje kolektive dhe jo vetëm e lojtarëve të sulmit, por e të gjithë skuadrës.

Ne nuk mund të presim që Broja të vijë dhe nëse ka mundësinë të luajë, të shënojë me çdo prekje topi. Atij i duhet kohë edhe të ndjejë kompeticionin dhe të fillojë të performojë në mënyrën se si ne presim që ai mund të performojë.”, tha Poçetino në konferencë për shtyp./Panorama sport

AlbaniaWeb.net