Pas shpërnguljes në SHBA, Messi zbulon dëshirën e vetme familjare të parealizuar
Futbollisti i famshëm argjentinas Lionel Messi ka prekur disa gjëra interesante nga jeta e tij private në një bisedë me ‘YouTuber’-in Miguel Granados.
Messi dhe gruaja e tij Antonella Roccuzzo (35 vjeçe) kanë tre djem, Cira (katër vjeç), Mateo (shtatë vjeç) dhe Thiago (10 vjeç). Në intervistën e fundit ai ka treguar se sa shumë dëshiron të ketë një vajzë.
“Ne do të donim të kishim një fëmijë tjetër. Unë jam ende duke pritur për një vajzë në familjen time”, tha Messi, i cili u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe Inter Miami me familjen e tij këtë verë, shkruan Klix.Ba.
Familja Messi po përshtatet me stilin e jetesës në Florida. Ai tregon se shumë gjëra janë të ndryshme në krahasim me atë që ka përjetuar në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Ai krahasoi dallimet.
“Dua të fitoj dhe të konkurroj me konkurrencën, por këtu gjithçka është shumë më e relaksuar. Këtu gjërat janë pak më ndryshe, megjithëse vazhdoj të argëtohem. Kështu vendosëm të vijmë këtu”, tha argjentinasi.
• “Another child?
Leo Messi: “We would love to have another child. We are not in the research phase but we would like the girl.” pic.twitter.com/jq9xcQz4vE
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) September 21, 2023
Ditët e fundit në fokus ka qenë deklarata e Messit për problemet që kishte në fanellën e PSG-së.
Ai ka thënë se nuk ndihet rehat në fanellën e klubit parizien, por edhe se është i vetmi futbollist nga Argjentina që nuk është përgëzuar nga klubi i tij për titullin e kampionit të botës.