Fri, Oct 4, 2024

EMRAT/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina, dy të arrestuar në Durrës

  • PublishedSeptember 23, 2023

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kanë arrestuar shtetasit Azem Kola dhe Mustafa Ruka, pasi kanë ndezuar zjarr dhe për pasojë dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina. Sakaq u rrezikuan dhe disa banesa pranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit Mustafa Ruka, 67 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, në Porto Romano, si dhe  shtetasi me iniciale Azem Kola, 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Karpen, Golem, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur tri objekte njëkatëshe me bar të thatë, në ish-ndërmarrjen e peshkimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

AlbaniaWeb.net