Fri, Oct 4, 2024

EMRI/ I gjenden 62 bimë kanabisi në banesë, pranga të moshuarit në Kurbin

  • PublishedSeptember 23, 2023

Policia e Kurbinit ka arrestuar 68-vjeçarin, Xhafer Hasneziraj, pasi iu gjetën 62 bimë kanabisi në banesë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, i gjenden edhe disa mbetje bimësh thara, të dyshuara narkotike.
Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 39-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

()

AlbaniaWeb.net