Sun, Oct 6, 2024

Dështimi ndaj Sassuolos, Allegri: Juventus luajti dobët, le ta marrim si mësim

  • PublishedSeptember 23, 2023

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli para mediave pas asaj humbje me shifrat 4-2 në kampionat ndaj Sassuolos. Në fjalën e tij, Allegri u shpreh se ekipi ka luajtur një ndeshje të dobët.

“Kemi luajtur një ndeshje me mendje të lehtë. Ne duhet të mësojmë nga kjo humbje. Kemi zhvilluar një ndeshje të dobët dhe duhet të përmirësohemi. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe humbëm pikë të rëndësishme.

Unë e di se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të kësaj skuadre, megjithatë, ne nuk duhet të dekurajohemi. Ne kemi një ndeshje në shtëpi të enjten dhe duhet të marrim tri pikë,

Ishte një ndeshje ku ne e humbëm përqendrimin tonë mendor. Nuk ishim agresivë në çdo top. Në fillim të ndeshjes pata ndjesinë se ishim në telashe. Kjo humbje duhet të na bëjë të reflektojmë” – Tha ai. JS

()

AlbaniaWeb.net