Mon, Oct 7, 2024

Memelli i lumtur: Bëmë gjithçka për të fituar lojën, një bravo e madhe për Bekimin

  • PublishedSeptember 23, 2023

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli u shfaq i lumtur për mediat pas fitores 2-0 ndaj Teutës.

“Nuk kemi qenë në momentin më të mirë. E kam thënë edhe në javën e parë të kampionatit, që ndeshjet nuk janë të lehtë asnjë herë. Diferencat janë të pakta. Bëmë gjithçka për të fituar lojën. Golin e parë e shënuam në një moment kyç. Ka qenë një raport i madh në lojë. Kanë qenë gati 13 goditje në portë me 3. Kurrë nuk e kam pasur skuadrën të plotë gjatë kampionatit, por nuk është një justifikim. Nuk kemi gabuar shumë. Por nga intensiteti i madh nga ndeshjet me Linfildin dhe miqësoret ka bërë që lodhja të jetë e madhe te lojtarët.

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, janë 24. Në momentin që ka dëmtime, do të integrojmë lojtarë nga të rinjtë. Kjo është shumë e rëndësishme. Sa i përket Bekimit, ai ka njeriun e duhur për të mësuar se si të shënojnë. Kur sulmuesit nuk shënojnë rëndohen psikologjikisht dhe dalin pak nga vetja e tyre. Por në pesë ndeshje ka shënuar pesë gola. Një bravo e madhe për Bekimin. Më shumë e ndihmojmë ne Bekimin, se sa na ndihmon ai ne” – Tha ai. JS

()

AlbaniaWeb.net