Mon, Oct 7, 2024

Kukësi voton për kryetarin e ri të bashkisë

  • PublishedSeptember 24, 2023

Më shumë se 45 mijë zgjedhës në qytetin e Kukësit janë ftuar të votojnë të dielën në e pjesshme për kryetarin e ri të bashkisë.

Ne garën elektorale janë dy kandidatë, nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, i drejtuar nga dy ish-kryeministrat e , dhe nga .

Zgjedhjet do të përsëriten në qytetin verior vetëm disa muaj pas zgjedhjeve të fundit vendore të 14 majit.

, kryebashkiaku i ri i sapozgjedhur nga Partia Socialiste, u shkarkua vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë.

Gjici humbi mandaltin pas publikimit të një videoje që e ekspozonte duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.  

Ai u arrestua pak ditë më vonë me akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe është aktualisht në arrest me burg.

Fushata elektorale e shtatorit ishte e qetë, por në përfundim të saj Partia Socialiste në  pushtet  organizoi një koncert në sheshin kryesor të qytetit në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Organizata Qendresa Qytetare ka denoncuar kandidatin Halilaj dhe -në në KQZ duke kërkuar marrjen e masave administrative për shkelje të ligjit.