Thu, Oct 10, 2024

Disfata minimale, trajneri i Empolit: Jam i kënaqur me ekipin, Interi ka cilësi ekstreme

  • PublishedSeptember 24, 2023

Empoli zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj Interit, pavarësisht se skuadra u mund 1-0. Trajneri i skuadrës modeste, Andreazzoli në konferencën për shtyp u shfaq i kënaqur për atë që skuadra dha në fushën e lojës, përballë një nga ekipeve më të fortë në kampionati.

“Ne e fituam ndeshjen tonë përballë një ekipi që ka cilësi ekstreme dhe një strukturë fizike që të vë në vështirësi. Ne arritëm të bënim atë që donim të bënim. Më duket se arritëm t’i vëmë në vështirësi edhe në 20 minutat e fundit, u pa një reagim që e prisja dhe që na duhej. Unë u dhashë djemve një duartrokitje të përzemërt” – U shpreh ai. JS

()

AlbaniaWeb.net