Thu, Nov 28, 2024

Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO jep dënimet për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS Alqi Bllako

  • PublishedSeptember 25, 2023

GJKKO jep dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se Kokës i bllokohet 1 pasuri dhe i lirohen nga sekuestro të tjerat.

Po kështu ish-deputeti i PS Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, dënim që zbret në 2 vite e 8 muaj burg.

Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë.

Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

AlbaniaWeb.net