Fri, Nov 29, 2024

KLP propozon hapjen e garës për tre vakanca në SPAK

  • PublishedSeptember 26, 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP njoftoi të martën më 26 shtator se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka marrë vendim për të propozuar hapjen e garës për tre vendet vakante që kanë mbetur pa u plotësuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë është caktuar të zhvillohet të premten më datë 29 shtator.

“Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së panë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20,” thuhet në njoftimin e KLP-së.  Aktualisht në SPAK ushtrojnë funksionin 17 prokurorë të emëruar.

Më 26 dhjetor 2019, me kërkesë të ish-drejtuesit të SPAK, , KLP dha pëlqimin për transferimin e përkohshëm të dy prokurorëve dhe . Në vijim, gjatë procedurave për plotësimit të vakancave në SPAK, Prençi dhe Mara u zgjodhën si fitues nga KLP dhe u emëruan në strukturën e posaçme.

Në mars 2021, KLP dha opinion pozitiv edhe për transferimin në SPAK të prokurores së Pogradecit, .

Dy vjet më vonë, më 15 mars 2023, KLP vendosi unanimisht të japë opinion pozitiv për transferimin e përkohshëm pranë SPAK, të prokurorit Olsi Dado, bazuar në një kërkesë të drejtuesit të strukturës, .

Prokuroria e Posaçme u ngrit pas ndryshimeve ligjore të vitit 2017, si një strukturë e posaçme e organit të akuzës me qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe të krimit të organizuar.