Fri, Nov 29, 2024

Presidenti Begaj do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit italian, Giorgio Napolitano

  • PublishedSeptember 26, 2023

Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.
 
Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

AlbaniaWeb.net