Flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me Pisha në Pishporo, pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit
Flakët në pyllin me Pisha në Pishporo, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë.
Gazetari Enea Verria bën me dije për se në vendngjarje ndodhen 7 mjete zjarrfikëse, 3 të Fierit, 1 e Rroskovecit, 1 e Divjakës, 1 e Lushnjes dhe 1 e kompanise Alpetrol si dhe dy autobotë uji.
Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën, pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.