Tekniku i Erzenit pas disfatës: E kishim lojën në kontroll, na mungoi saktësia
Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi komentoi disfatën 2-1 me Skënderbeun.
“Kishte shumë ndalesa loje, në momentin që ne kishim superioritet numerik. Përveç dy episodeve, pjesën tjetër të lojës e kishim ne në kontroll. U munduam që 7-8 minuta të studiojmë kundërshtarin. Përveç episodit të penalltisë, pjesa tjetër e lojës ishte në zotërimin tonë. Ne kërkonim të kapnim dy cepat e kundërshtarit, aty ku mendonim se ishte pjesa më problematike e kundërshtarit. Ne i kishim rastet tona, por në metrat e fundit mungonte saktësia” – Tha ai.
(J.S/)