Fri, Nov 29, 2024

Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet me ceremoni nga kryeministrja Meloni

  • PublishedSeptember 27, 2023

Kryeministri Edi Rama është pritur në një ceremoni nga homologia e tij italiane Giorgia Meloni në kuadër të një vizite zyrtare në Itali.

Ditën e sotme në kuadër të kësaj vizite u zhvillua takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, punimet e të cilit u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

Kujtojmë se Meloni ndodhej në Shqipëri në një vizitë jozyrtare më pak se dy muaj më parë, ku ajo kaloi disa ditë pushimi në jug të vendit, ku u mirëprit nga kreu i qeverisë shqiptare.

 

AlbaniaWeb.net