EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai dhe plagoset i biri. Forca të shumta policie “blindojnë” zonën
Një i vdekur dhe një i plagosur raportohen në Dukagjin. Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për se Zef Guri ka mbetur viktimë dhe Gjin Guri, i plagosur rëndë. Mësohet se ata janë babë e bir (Zef dhe Gjin).
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë, që ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.
Autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.