Sat, Nov 30, 2024

Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës: U njoftuam nga një telefonatë

  • PublishedSeptember 27, 2023

Policia e Shkodrës ka dalë në njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri  dhe u plagos i biri.

Policia thotë se Gjin Guri po transportohet në spital i plagosur, ndërsa Gjini ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

AlbaniaWeb.net