I mjaftojnë vetëm disa sekonda lojë/ Kristian Shpendi i papërmbajtshëm, shënon golin e tretë radhazi
Ecuri fantastike e Kristian Shpendit, i cili është duke ecur në gjurmët e binjakut të tij Stiven Shpendi, i cili në merkaton e verës, bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Empoli në Serinë A.
Ndërkohë Kristiani, mbrëmjen e sotme realizoi golin e tretë radhazi në Serinë C italiane, me fanellën e Çezenës, teksa vetëm 100 sekonda i mjaftuan, për të tundur rrjetën e portës së SPAL-it që mbrohet nga portieri Alfonso.
20-vjeçari është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra bardhezi, teksa me golat e tij e ka ngjitur në vendin e dytë Çezenën. PanoramaSport