EMRAT/ Vendimi i Kryesisë, Basha përjashton nga grupi i PD, 11 deputetë
Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare, ka përjashtuar nga grupi parlamentar 11 deputetë, mbështetës të z.Berisha. Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë, të drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Lajmi është bërë i ditur për nga gazetari Osman Stafa. Raportohet se vendimi i ka shkuar me shkresë edhe Kuvendit të Shqipërisë për ta njoftuar për deputetët e PD. Aty nuk janë deputetë që janë përjashtuar me parë pasi i janë bashkuar Sali Berishës dhe nuk njohin as vendimet as strukturat e saj. Vendimi për përjashtimet është marre në fillim të 2022 dhe është reflektuar edhe në qershor të 2023.
DEPUTETET E PERJASHTUAR
1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti;
()