Fri, Nov 29, 2024

“Po i mohoni opozitës hapësirën”, Bardhi nga Konferenca e Kryetarëve: Na e garanton Kushtetuta të drejtën për komisionet hetimore

  • PublishedSeptember 29, 2023

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku po diskutohen dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Bëhet fjalë për komisionin për koncesionet në shëndetësi dhe atë për trajtimin e të dhënave Personale, të sistemit TIMS.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për fjalën e kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhit në mbledhje. Ky i fundit theksoi se nëse maxhoranca ka pretendime për objektin e kërkesave, i ftoi që ta riformulojnë.
“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore.”, tha Bardhi.

()

AlbaniaWeb.net