Fri, Nov 29, 2024

Dëmet nga breshri, fermerët e Korçës në protestë: Nuk kemi prodhim këtë vit, shteti të na kompensojë

  • PublishedSeptember 29, 2023

Fermerët e qarkut të Korçës kanë protestuar këtë të premte përballë drejtorisë së bujqësisë për dëmtimin masiv në prodhimet e tyre bujqësore dhe pemëtari nga breshëri i disa ditëve më parë.

Prodhimi i fermerëve është prekur nga moti i keq edhe vitet e tjera por nuk kanë gjetur mbështetje për humbjet ndaj sot ata kërkojnë kompensim të dëmeve për qindra hektarëve tokë të mbjella që nuk do të marrin prodhim për këtë vit.

Kjo proteste erdhi në vazhdën e shume reagimeve nga fermerët përgjatë gjithë këtyre ditëve të cilët janë zhgënjyer nga heshtja institucionale e përvitshme gjë që po i shtyn drejt emigracionit.

Sipas kreut të drejtorisë bujqësore dëmet janë verifikuar dhe në ditët në vijim do të shihen mundësitë për dëmshpërblim ndaj fermerëve.
Drejtoria e bujqësisë Korçë thekson edhe faktin që fermerët duhet të aplikojnë për rrjetat antibreshër për shkak të ndryshimeve klimaterike.

AlbaniaWeb.net