Denoncimi, si peshkohet me dinamit në Karaburun, dëme të mëdha për florën dhe faunën
Peshkimi me dinamit, është një shqetësim i cili prej shumë vitesh është një plagë e cila po dëmton florën dhe faunën, por jo vetëm. Ka pasur raste kur si pasojë e hedhjes së eksplozivit në ujë janë plagosur apo janë vrarë zhytës edhe në gadishullin e Karaburunit.
Denoncimi i fundit vjen nga një zhytës profesionist i cili tregon masakrën e peshqve që ngelen pas shpërthimit pasi si pasojë e shpërthimit mblidhet vetëm rreth 10 përqind e peshkut të vrarë pasi dëmtimet janë një numër të madh dhe të madhësive të ndryshme.
Zhytësi tregon se ata që praktikojnë këtë lloj peshkimi i shikon vazhdimisht pranë Karaburunit dhe disi dihet kush janë.
Zhytësi i cili nuk dëshiron të identifikohet, shprehet se marrja e masave është emergjente pasi çdo ditë jo vetëm janë në rrezik të vazhdueshëm por edhe flora apo fauna detare dëmtohet vazhdimisht.