Shmanget tragjedia, lojtari i Nice tentoi të hidhej nga ura 100 metra e lartë, e shpëtojnë zjarrfikësit
Një episod dramatik në Francë. Një futbollist i ekipit francez Nice, skuadër që po lufton për titullin në Ligën Një, tentoi të kryejë vetëvrasje. Bëhet fjalë për Aleksis Beka Beka, i cili kishte hipur në urën Magnan 100 metra të lartë.
Në vendngjarje shkoi ushtria si dhe shërbimet e emergjencës. Pas shumë bisedimesh, negociatorët arritën të bindin futbollistin që mos shkonte drejt tragjedisë. Në fund ishin zjarrfikësit ata që ndërhynë, duke parandaluar aktin fatal.
Mediat franceze raportuan se futbollisti kërkoi t’i japë fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Ndërkohë klubi francez i Nisë pezulloi të gjitha aktivitetet e ditës së premte.
Un joueur de l’OGC Nice menace de sauter depuis le viaduc de Magnan sur l’A8 pic.twitter.com/D3gBlk8zp3
— BFM Nice Côte d’Azur (@BFMCotedazur) September 29, 2023
()