Fri, Nov 29, 2024

EMRAT/ Si u kap familja nga Fieri me mbi gjysmë ton kokainë në Selanik, zbardhen detajet

  • PublishedSeptember 29, 2023

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptare, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Burime të BË bëjnë me dije se kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjec, pronare e një bar-kafe në Cakran.

Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht nga ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira. Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”.

Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.

Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

 

 

AlbaniaWeb.net