Fri, Nov 29, 2024

“Nga abuzimi me burimet shtetërore te presionet”, OSBE publikon raportin për zgjedhjet e 14 majit: Opozita u paraqit e ndarë thellësisht, procesi i numërimit…

  • PublishedSeptember 29, 2023

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e saj përfundimtar në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit të këtij viti.

OSBE ka konstatuar se përgjithësisht nuk ka pasur problematika në aspektin administrativ dhe atë të konkurrencës, ndërsa ka nënvizuar ndarjen e thellë të opozitës.

“Zgjedhjet “në përgjithësi ishin të mirë administruara, konkurruese dhe u mbajtën me pjesëmarrjen e forcave politike kryesore, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis politikës kryesore partive dhe ndarjes së thellë brenda opozitës”, shkruan raporti.

Në raport thuhet se kandidatët për kryebashkiakë mund të ftonin lirshëm zgjedhësit e tyre për të votuar, por çështjet e rëndësishme për komunitetet lokale kishin rol të kufizuar në fushatë.

Po ashtu raporti thekson se ka raste të abuzimit me burimet shtetërore, presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesëve si edhe pretendime për blerjen e votave, të cilat raporti i cilëson si “shqetësuese”.

“Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivelet qendrore dhe lokale, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”, theksohet në rreshtat e raportit.

Sa i përket procesit të numërimit, ai vlerësohet si pozitiv në përgjithësi.

AlbaniaWeb.net