Fri, Nov 29, 2024

Jo vetëm Giroud-Leao, Pioli gjen “recetën” fituese, tani Milan shpërndan golat

  • PublishedOctober 2, 2023

Nëse tre të dhëna përbëjnë një fakt, atëherë fakt është që Milan është rikthyer me kohë të plotë. “Djalli” me sa duket ka lënë pas atë humbje të rëndë në derbi pasi kundër Lazio-s siguruan fitoren e tretë radhazi në Serie A. Stefano Pioli, si rrallë herë në sezonet e fundit, nuk është i varur nga dyshja Giroud-Leao, nga faza ofensive, tani Milani i tij është më i përfshirë në sulm. Sigurisht peshën më të madhe e mbajnë këto dy lojtarë, pasi nga 15 gola që kuqezinjtë kanë shënuar në total, Giroud ka shënuar 4 ndërsa Leao 3, pra afro gjysmën e golave.

Golashënuesi i tretë më i mirë është Pulisic me 3 gola. Ndaj Lazio-s gjeti rrugën e rrjetës edhe Okafor, kjo ishte ndeshja e tij e dytë radhazi që shënon. Testi i vërtetë i Milanit në këtë fillim sezoni është sfida e së mërkurës kundër B.Dortmund në Champions League. Pas barazimit kundër Newcastle, Milani është i detyruar të mos humbas në transfertën gjermane, çdo pikë në Grupin F është jetike.

Dilema e vetme e Piolit në këtë sfidë është Loftus-Cheek. Mesfushori anglez doli i dëmtuar nga takimi kundër Lazio-s, ndërsa stafi mbetet në pritje të analizave pasi nga prezenca e Loftus Cheek mban peng edhe formacionin e Piolit.

()

AlbaniaWeb.net