Apartamente, vende parkimi e makina/ I dënuar për gjobëvënie, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e 14 pasurive me vlerë 1 mln euro të 29-vjeçarit (Emri)
Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të shtetasit Ervis Hysa, 29 vjeç nën dyshimin se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme, 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete, me vlerë rreth 1 milion euro.
Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Ervis Hysa, 29 vjeç dhe të familjarëve të tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ervis Hysa, bazuar në ligjin “Për Parandalimin dhe goditjen e Krimit të Organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.
Shtetasi Ervis Hysa, është arrestuar nga Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Referuar pozitës kriminale në ngarkim të shtetasit Ervis Hysa, paraprakisht janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike, si dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.H.,i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal dhe pasuritë janë vendosur pas dënimit; dhe duke vlerësuar se është vërtetuar që këto pasuri objekt hetimi pasuror nuk kanë prejardhje të ligjshme, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
1. Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan;
2. Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;
3. Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit “garazh” me sipërfaqe 18.6 m2;
4. Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën “Ish-Fusha e Aviacionit” dhe rruga e “Dafinave”, Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,
1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
5. Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka Toyota, tip Yaris;
6. Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka BMW.