E rëndë në Korçë, familjarët gjejnë pa shenja jete 31-vjeçaren, dyshohet për vetëvrasje
Një 31-vjeçare nga Korça është gjetur pa shenja jeta nga familjarët e saj. Policia bën me dije se e reja është gjetur në ambientet e hangarit të banesës, në fshatin Pulahë, dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.