Fri, Nov 29, 2024

Në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri me lot: S’kam lidhje, dua drejtësi!

  • PublishedOctober 3, 2023

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për gazetarin e Neës24 dhe , Senad Nikshiqi se në momentin kur ka ndodhur vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate.

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia e Shkodrës tha se Gjovalin Guri është i dyshuar kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore. I dyshuari mohon këto akuza duke thënë se prej 12 vitesh nuk merret më me shfrytëzimin e pyllit. Para dy vitesh Gjovalin Guri u akuzua për kultivimin kanabisi por edhe për ato akuza thotë se është i pafajshëm. Prej asokohe vijon që të jetë në kërkim nga policia. Vrasja e xhaxhait Zef Guri dhe plagosja e djalit të xhaxhait Gjin Guri është një tjetër çështje që tashmë sipas policisë rëndon mbi Gjovalinin, gjë e cila bën që 40-vjeçari të mos dorëzohet nga frika e padrejtësisë.

I dyshuari ka vetëm një kërkesë për shtetin shqiptar që të bëhet drejtësi dhe të hiqen akuzat ndaj tij sepse pretendon se është i pafajshëm qoftë për vrasjen por edhe për kanabisin ndërsa rrëfen edhe jetën e vështirë në arrati prej dy vitesh. 40-vjeçari bën apel që policia të gjejë autorët e vërtetë. Policia vendore e Shkodrës deri më tani nuk ka prova konkrete lidhur me vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri. Arsyeja e shpalljes në kërkim të Gjovalin Gurit, kushëri i parë i të dëmtuarve lidhet vetëm me një debat që mendohet se vijon prej vitesh mes tyre për shfrytëzimin e një hapësire pyjore në njësinë Shosh të Dukagjinit, gjë e cila hidhet poshtë nga 40-vjeçari i dyshuar.
()

AlbaniaWeb.net